19:37 / E Martë, 18 Qershor 2024 / MSH

Gjakovë, një grua gjendet e vdekur në banesë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha për Indeksonline se është inicuar rasti si “hetim i vdekjes”, teksa viktima në fjalë është 75 vjeçare.

“Rreth orës 12:25, viktima femër e lindur në vitin 1949, është gjetur pa shenja jete në rrugën “UÇK” në Gjakovë, në banesën e saj (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj).

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha ai.