75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / MSH

Gjakovë, një i huaj vdes në rrethana të panjohura

Mbrëmë në Gjakovë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Një mashkull kosovar ka raportuar se kishte lëshuar banesën me qira për një të huaj, por që ky i fundit nuk po i përgjigjej në telefon.

Siç njofton policia, njësitet relevante, pas daljes në vendngjarje, së bashku me ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa rasti po vazhdon të hetohet.

Ky është njoftimi i policisë:

Gjakovë 06.11.2021-20:18.  Një mashkull kosovar ka raportuar se, në banesën e tij të lëshuar me qira ku ishte duke banuar viktima mashkull shtetas i huaj, nuk është duke i përgjigjur telefonit. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.