75 Mall Live Search
14:34 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / MSH

Gjakovë: Një komisioner fyhet rëndë nga një qytetar

Një komisioner i KQZ-së në Gjakovë është fyer dhe ofenduar sot, gjatë procesit zgjedhor.

Teksa në qendrat e votimit në fshatin Bihtazhin po vijonte procesi në mënyrë të rregullt, një person iu drejtua me fjalë fyese një komisioneri, shkruan IndeksOnline.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Elezi pohoi se rasti ka ndodhur rreth orës 11.

“Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të njëjtit është iniciuar procedurë për prishje të rendit dhe qetësisë publike” deklaroi Elezi.