Gjakovë: Një person bie në një pusetë
Një person ka rënë në një pusetë në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur sot, në rrugën “Behije Dashi”, raporton IndeksOnline.
Në nxjerrjen e tij nga puseta ka ndihmuar Brigada e Zjarrfikësve.
“Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të ekipit tonë, personi është nxjerrë me sukses dhe i është dorëzuar ekipit mjekësor për trajtim të mëtejmë.
Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor” deklaron Brigada e Zjarrfikësve.

