75 Mall Live Search
10:47 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

Gjakovë/Policia arreston një kosovar dhe gruan e tij zvicerane, dyshohen për vrasje në tentativë

Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy persona, një kosovar dhe gruan e tij, shtetase e Zvicrës në Gjakovë.

Ata akuzohen për vrasje në tentativë që ndodhi me 11 korrik të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Çifti pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregulltë. Policia gjatë bastisjes që i bëri në shtëpi gjeti një pistoletë të llojit “Beretë”.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

VRASJE NË TENTATIVË

Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Lidhur me rastin, më 16.07.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Kosovar dhe bashkëshortja e tij femër shtetase Zviceranë. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me gjashte fishek. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.