Gjakovarët, protestojnë kundër ardhjes së serbëve

Qytetarët gjakovarë, ashtu sikurse çdo 6 janar, po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.
Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.
Në duar mbajnë fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti dhe me mbishkrimin “Gjakova nuk harron!”.
Protestuesit thonë se ndër ata të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kriminelë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës.
Ende nuk bëhet e ditur nëse serbët do të vijnë në Gjakovë ose jo?