14:43 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / OSH

Gjakovë- Rrezikon vetën dhe fëmijën/ I mban me dorë grumbullin e armaturave të vendosura në kamion

Në fshatin Rogovë të Hasit të Gjakovës, një qytetar ka bërë veprimin e rrezikshëm. Ai në biçikletë së bashku me një fëmijë të vogël, i ka qëndruar prapa një kamioni me grumbuj armaturash.

Ai madje përveç që qëndronte pas kamionit, i mbante me duart armaturat.

Një gjest i tillë i rrezikshëm e sidomos kur kihet parasysh që edhe një fëmijë është i ekspozuar në këtë situatë, nuk do koment më shumë.