75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 14 Nëntor 2024 / MSH

Gjakovë: Rrihen ndërmjet vete dy motra

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë vonë në polici.

Dy motra në Gjakovë janë përleshur fizikisht mes vete, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, të dyjat janë arrestuar mbrëmë, pas incidentit.

Të përfshirat në përleshje nuk raportohet të kenë pësuar lëndime trupore.

Pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, të dyja motrat janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/