Gjakovë: Shkoi të barazohet për pagën, sulmohet një femër në një lokal

Tre persona janë arrestuar dje në Gjakovë, pasi dy prej tyre kanë sulmuar fizikisht viktimën femër, e cila kishte shkuar në lokalin ku ka punuar, për tu barazuar me pagën.
Sipas raportit policor, më vonë kishte ndërhyrë personi i tretë i arrestuar, që është vëllau i viktimës, i cili në shenjë revolte kishte kanosur të dyshuarit.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është dëmtuar telefoni.
Në anën tjetër, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa vëllau i viktimës është liruar në procedurë të rregullt.