75 Mall Live Search
11:58 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjakovë, shtetasja e Shqipërisë plagoset në bjeshkë duke mbledhur boronica

Policia raporton se një femër shtetase e Shqipërisë ka njoftuar Policinë se derisa ka qenë duke mbledhur boronica në bjeshkët e Babaj të Bokës në komunën e Gjakovës është kanosur me armë nga i dyshuari.

Sipas viktimës i dyshuari ka shtënë me armë në ajër dy herë ku njëri nga plumbat e ka goditur viktimën në kofshë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit shkon në mbajtje.