75 Mall Live Search
22:52 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / MSH

Gjakovë, tre të dyshuar arrestohen për bixhoz

Sonte në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F.M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.

Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar:

  • F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit)
  • M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe
  • F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968,

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M.,  është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.