75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjakovë, vendimet e Qeverisë nuk i përfillë, lokalin nuk e mbyll

Ndonëse për të mirën e qytetarëve dhe të vendit, vendimet e Qeverisë për t’i mbyllur lokalet, jo të gjithë po i respektojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë, një mashkull është arrestuar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke punuar në lokalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë i cili është takuar duke punuar në lokalin e tij. Me vendi të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Indeksonline/