75 Mall Live Search
09:09 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / MSH

Gjakovë: Vodhi një trotinet, arrestohet një shtetas i huaj

Një shtetas i huaj u arrestua në Gjakovë, pasi dyshohet të ketë vjedhur një trotinet elektrik, pronë e një shtetasi kosovar.

I dyshuari u arrestua dje pasdite, teksa vjedhja e trotinetit u raportua më 24 gusht

“I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti u iniciua si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/