“Gjaku i UÇK-së meriton nder, e jo padrejtësi” – protestuesit kërkojnë drejtësi nga Specialja

Protesta e thirrur me moton “kundër padrejtësive” nga Gjykata Speciale në Hagë, ka mbledhur shumë qytetarë në sheshin e Prishtinës.
E organizuar nga Organizatat e dala nga Lufta, kësaj proteste i janë përgjigjur masovikisht qyetarë nga e mbarë Kosova, raporton IndeksOnline.

“Gjaku i UÇK-së meriton nder, e jo padrejtësi”, “Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi – janë heronjtë tanë”, “Zëri i Kërçovës është UÇK – Me çlirimtarët në çdo betejë”, “Drejtësi”, janë disa nga pankartat e protestuesve. /IndeksOnline/


