16:47 / E Mërkurë, 07 Prill 2021 / AR

“Gjaku yt shpëton jetë”

Prej vitesh BKT Kosova vijoi me misionin e saj humanitar të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Edhe kësaj radhe aktiviteti i dhurimit të gjakut i organizuar nga BKT Kosova ishte i suksesshëm. Kjo ishte e dukshme nga entuziazmi i treguar nga punonjësit e Bankës që mbështetën plotësisht aktivitetin. Ky entuziazëm u mirëprit edhe nga Zyrtarët e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, të cilët ishin shumë të kënaqur me interesimin e madh të punonjësve për të dhuruar gjak.

BKT Kosova shpreson që vullnetarizmi i punonjësve të saj të shërbejë si shembull i mirë për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetën atyre që janë në nevojë.

“Gjaku yt shpëton jetë” është pjesë e programit të bankës për përgjegjësi sociale, i bazuar në parimin “Kontribuo për shoqërinë” që mbështet veprimtaritë bamirëse.