14:31 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

E rrallë: 60-vjeçarit i hiqet krimbi i gjatë 15 cm nga syri

Një pacient nga India ishte ankuar vazhdimisht për dhimbje dhe kruajtje në sytë e tij.

Për këtë ai vendosi të kërkonte ndihmë mjekësore.

Ajo çka ishte e çuditshme dhe e rrallë është që mjekët vrejtën se në syrin e pacientit ishte futur një krimb, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Krimbi ishte 15 cm i gjatë.

Testet e mëtejshme zbuluan se 60-vjeçari nga Karnataka. një shtet në jug-perëndim të vendit, gjithashtu kishte krimba në gjakun e tij.

Rreth 120 milionë njerëz, kryesisht në Afrikën Qendrore, Amerikën Jugore dhe Qendrore, dhe Azi janë të infektuar me krimbat, gje e rrallë kjo që të gjenden në sy./Indeksonline/