75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjarpri i llojit “Python” mbytë 31 vjeçarin qe e kishte rritur e mbajtur në shtëpi (Foto)

Gjarpri i llojit “Python” e ka mbytur Dan Brandon, 31 vjec i cili po e mbante dhe kujdesej për të në shtëpinë e tij.

Pas vdekjes së tij, ky rast hapi shumë dyshime dhe policia nisi hetimet.

Nga hetimet doli që ai vdic nga asfiksia, por që gjapri e kishte ngulfatur duke u sjellur rreth qafës së tij,shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.
Mbajtësi i gjarprinjëve, Dan Brandon, vdiq nga sfiksia në shtëpinë e tij në Church Crookham, me 25 gusht të vitit 2017.

Ndërsa, sot, mjeku Andreë Bradly tha se një gjarpër python afrikan e ka shkaktuar vdekjen e Brandonit.

Mirëpo, babai i Brandonit tha në Gjykatë se gjarpri e kishte dashur djalin e tij dhe asnjëherë nuk ishte ndjer i rrezikuar prej tij.


Ndërkaq, nëna e tij tha se djali i tyre kishte mbajtur 10 gjarprinjë dhe 12 tarantula në dhomën e tij në shtëpi.

Mirëpo, mjeku tha se Brandon u asfiksua si shkak i kontaktit me gjarprin dhe nuk ka ndonjë arsyje tjetër për vdekjen./Indeksonline/