75 Mall Live Search
12:50 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjarpri me syze dhe mustaqe që po i habit të gjithë

Një gjarpër i rrallë është zbuluar në Teksas të SHBA dhe fotot e tij që janë publikuar online kanë bërë që rrjeti të shpërthejë në reagime.

Gjarpri i pazakontë ka shenja interesante në trup që të krijojnë përshtypjen se ka syze dhe mustaqe.

Së bashku me fotografitë e publikuara ishte edhe përshkrimi: “A keni parë ndonjëherë gjarpër me syze dielli?”.

Mund të jetë e vështirë të besohet se kjo nuk është punë e Photoshop, por me të vërtetë nuk është. Ky gjarpër lindi me të vërtetë me syze dhe mustaqe.