6 futbollistë të skuadrës së njohur evropiane dalin pozitivë me Covid-19, luajnë edhe 2 kosovarë te kjo skuadër

Skuadra e njohut evropiane, Red Bull Salzburg, ka njoftuar se 6 futbollistë të saj kanë rezultuar pozitivë në testet e Covidit- 19.
Pjesë e Salzburgut janë edhe dy kosovarë, Albert Vallci e Mërgim Berisha.
Por, kampionët e Austrisë nuk kanë bërë të ditur emrat e të infektuarve me koronavirusin.
Salzburgu dje kishte ndeshjen derbi ndaj Rapid Vienës, ndërsa testet kanë dalë në mëngjesin e sotëm.
Në njoftimin e skuadrës thuhet se të gjithë lojtarët e tjerë janë futur në karantinë./Indeksonline/