Gjashtë gola të shënuar, Manchesteri mer tri pikë të vështira

Një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme e ka regjistruar skuadra e Manchester United ndaj Leeds United në xhiron e 26- të të Premier Ligës.
“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 4-2, por ky rezultat erdhi pas një përpjekje të madhe të skuadrës së Ragnick deri në minutat e fundit të takimit.
United krijoi epërsi prej dy golash brenda 45 minutave të para me golat e Maguire dhe Bruno Fernandez në minutat 34’ dhe 45’, por rrjedha e ndeshje mori kahje tjetër në fraksionin e dytë të saj.
Vendasit reaguan fuqishëm duke realizuar dy gola brenda një minute përmes Rodrigos (53’) dhe Rafinhas (54’).
Ishte më pas braziliani Fred ai që riktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 70’, ndërsa fitoren e vendosir Elanga me golin e tij në minutën e 89’.
Pas kësaj fitore, Manchester United ka shkuar në kuotën e 46 pikëve në vendin e katërt në tabelë.