75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 16 Maj 2023 / S Z

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të SHSKUK-së, kjo është lista e ngushtë

Gjashtë kandidatë, janë në garë për drejtor të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK).  

Sipas listës së ngushtë të sektorit të burimeve njerëzore, në mesin e kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kriteret për postin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK),  është dhe ish drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu si dhe ish drejtori i Klinikës Emergjente Basri Lenjani.

Në listën e ngushtë për drejtor të SHSKUK-së, është dhe drejtori i tanishëm i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj.  

Në garë për drejtor të SHSKUK-së janë dhe Sanije Gashi, Elvir Azizi dhe Haqif Arifi.