Gjashtë kandidatët më të votuar në Gjilan nga AAK-PSD
Numërimi i votave të kandidatëvë për deputetë nga subjektet politike janë në fazën finale.
Tanimë në shumë komuna të Kosovës dihet radhitja e saktë e kandidatëve, shkruan IndeksOnline.
IndeksOnline ka siguruar numrin e votave të gjashtë kandidatëve më të votuar nga radhët e koalicionit AAK-PSD.
Sipas të dhënave, i pari në listë është ish-kryeministri Ramush Haradinaj me 1860 vota, Magbule Shkodra me 740 vota, Ahmet Isufi 1378 vota, Besa Baftiu ne 1028 vota, Rexhep Kadriu me 2140 vota dhe Bajram Hasani me 690 vota./IndeksOnline/