75 Mall Live Search
12:40 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjashtë klube të Serie A nuk paguajnë rrogat e lojtarëve prej janarit

Të paktën gjashtë klube të Serisë A nuk i kanë paguar lojtarët e vet që prej muajit janar, sipas mediave italiane.

Ky lajm i papritur vjen në një kohë kur po debatohet për zbritjen e pagave të futbollistëve për shkak të krizës së shkaktuar koronavirusi.

Disa klube kanë arritur marrëveshje me lojtarët për ulje page gjatë pandemisë Covid-19, përfshirë Romën dhe Juventusin, por të tjerët po kanë vështirësi të bien në ujdi.

Lojtarët duan të sigurohen që, nëse pranojnë ulje page, paratë shkojnë për pagimin e rrogave të stafit të klubit, apo për ekipet gjysmëprofesionale dhe ta vashave të klubit.

Gjatë këtyre bisedimeve, sipas gazetës La Repubblica, të paktën gjashtë klube të Serisë A nuk ua kanë paguar rrogat lojtarëve që prej janarit