75 Mall Live Search
09:47 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjashtë meshkuj e një femër rrihen mes vete në Gjilan, bëhen për spital!

Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek rrahja në mes gjashtë meshkujve (një prej tyre i mitur) dhe një femër në Gjilan.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu bëhet e ditur se tre të tjerë të përfshirë në këtë rast janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/