10:20 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjashtë minutat më të vështira në jetë, alpinisti sulmohet nga puma, shikojini momentet e tmerrit

Një aplpinist në shtetin federal amerikan, Utah, përjetoi frikën më të madhe në jetë. Kyle Burgesi u ndoq gjashtë minuta nga kafsha e egër dhe tejet e rrezikshme, puma, shkruan Indeksonline.

Tërë ngjarjen Burgesi e ka incizuar live me telefon ngase ishte i sigurt se do të vdiste dhe donte të linte një amanet.

Puma egërsohej kohë pas kohe derisa i ishte vënë prapa alpinistit, por për fatin e jetës së tij, pas gjashtë minutash ndjekjeje, puma u kthye prapa./Indeksonline/