Gjashtë motrat Mustafa gati projektin e ri, fillojnë realizimin e klipit (Foto)
Tash që stina e verës pothuajse erdhi edhe projektet e reja të këngëtareve tona kanë filluar që të realizohen.
E një ndër ta është edhe projekti më i ri i motrave më të njohura shqiptare, motrave Mustafa. Këtë herë ato vinë të gjashtat së bashku në një projekt të vetëm që mban emrin “Hajdi bija kusherina”.
Nga realizimi i klipit është publikuar edhe një fotografi ku i shohim motrat gjatë kohës së xhirimit të klipit të tyre.
Ndryshe, kënga pritet që të publikohet shumë shpejt./Indeksonline/