Gjashtë muaj pas zgjedhjeve, Begaj thërret seancën e parë në 12 shtator

Mbledhja e parë e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit do të mbahet më 12 shtator 2025, në orën 10:00, njoftoi presidenti Bajram Begaj, që dekretoi sot seancën e parë.
Krahas shkresës, Begaj ndau edhe një mesazh për Legjislaturën e XI-të, që thekson se përkon me një moment historik për vendin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në përmbushjen e këtij prioriteti madhor Kuvendi ka nderin dhe detyrimin të jetë përfaqësuesi i vizionit dhe aspiratës së shqiptarëve për një Shqipëri evropiane, shkruan Begaj.