75 Mall Live Search
20:38 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjashtë muaj pritje për vizë pune gjermane

Ambasada gjermane në Prishtinë ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë.

Në njoftim e ambasadës thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj. Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, kurse tani minimumi është 6 muaj.

Ndërkohë, janë bërë të ditura edhe çmimet. “Nga data 1 shtator tarifa për një vizë nacionale do të jetë 75 euro, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 euro”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në njoftim thuhet që janë detyruar ta mbyllin listën e pritjes për kategorinë e vizave për punësim sezonal për këtë vit, raporton ‘Insajderi’.

“Kërkesat për caktimin e një termini për viza për punësim sezonal tejkalojnë jashtë mase kontingjentin e terminëve. Prandaj ambasada është e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë kategori  të vizave për këtë vit. Shprehim keqardhje që jo të gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani do të kenë mundësinë të parashtrojnë një kërkesë për vizë”.

http://www.pristina.diplo.de/viza