Gjashtë nismat e rëndësishme të ministrit Likaj për këtë vit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe Ministri në detyrë, Ramë Likaj ka qenë ndër më të suksesshmit në Qeverinë Hoti.
Likaj, edhe pse në mandat të shkurtër, ka arritur të kryej punë tejet të rëndësishme në Ministrinë e Arsimit, transmeton Indeksonline.
Që nga koha kur erdhi Qeveria Hoti në krye të shtetit, Likaj ka bërë gjashtë nisma të rëndësishme për vitin 2021.
Një dinamikë e tillë po e shoqëron edhe këtë vit. Në planifikimin për vitin 2021 janë paraparë:
1.Fillimi i projektit te KfW – përgatitja e shkollave dhe bizneseve partnere për aplikimin për grandet që ofron KfW.
2.Hartimi/përfundimi i UA për zyrën për bashkëpunim me bizneset në kuadër të divizionit bazuar në ligjin e AAP.
3.Informimi I shkollave për mësimin në vendin e punës si dhe përgatitja e procesit në bashkëpunim me instruktorët në shkollë dhe kompani.
4.Vazhdimi i trajnimeve të mësimdhënësve dhe drejtorëve në fusha të caktuara si : përdorimi i teknologjisë, instruktorët në vendin e punës ( për ato shkolla qe ka interesim dhe nuk ka instruktorë të trajnuar).
5.Vazhdimi i punës me hartuesit e kurrikulave që është në proces.
6.Funksionalizimi I Grupeve Punuese Teknike dhe ndarja e detyrave dhe përgjegjësive dhe mbajtja e takimeve me prioritet në kuadër të :
a.Optimizimit të strukturës qeverisëse të sistemit të AAP
b.Rishikimin e Kornizës ligjore
c.Reformën e financimit të sektorit të AAP.