75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 23 Gusht 2024 / S Z

Gjashtë persona, përfshirë 4 fëmijë, vdesin nga zjarri në Novi-Sad

Gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, humbën jetën nga një zjarr që shpërtheu në lagjen “Salajka” në Novi-Sad të Serbisë, natën e shkuar, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Supozohet se ata ishin anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, tha Daçiq, duke shtuar se fëmijët që vdiqën, ishin nga dy deri në shtatë vjeç.

Pjesëtarët e Administratës për Situata Emergjente të Serbisë dhe zjarrfikësit shuan zjarrin, ndërsa policia dhe prokurori publik nisën hetimet në vendin e ngjarjes.

Siç tha Daçiqi, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një skuter që ishte i lidhur me rrjetin elektrik.

“Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pjesëtarët e MPB-së po punojnë në mënyrë intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike”, tha Daçiqi./REL