75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 31 Janar 2021 / OSH

Gjashtë persona të arrestuar në Rajonin e Prishtinës, u kapën me lëndë narkotike

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj 6 persona në Rajonin e Prishtinës, në vendndodhje të ndryshme.

Të gjithë të arrestuarit u kapën me lëndë narkotike. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Indeksonline.

Raporti i Policisë së Kosovës për tri rastet në Rajonin e Prishtinës që u kapën me narkotikë:

Rr. Qëndresa, Prishtinë 30.01.2021 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek te njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 7.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë  dhe dy mullinj për bluarje të substancës narkotike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Fsh. Mazgit Obiliq 30.01.2021 20:40. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollet te ata janë gjetur një sasi e substancave narkotike, dy mullinj për bluarje dhe rizlla. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te dyshuarit lirohen ne procedurë te rregullt.

Rr- C Prishtinë 30.01.2021 20:40.  Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollet te ata janë gjetur një sasi e substancave narkotike. Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te dyshuarit lirohen ne procedurë te rregullt.