Gjashtë persona të lënduar pas një aksidenti në rrugën Klinë-Istog

Pas një aksidenti në rrugën Klinë-Istog gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 Policia është informuar për nje aksident në rrugën Klinë-Istog, në afersi të fshatit Zllakuqan. Në atë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ku 6 persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.