18:25 / E Premte, 18 Shtator 2020

Gjashtë persona të lënduar si pasojë e aksidentit në Vragoli, bllokohet rruga për në Pejë

Sot ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ku si pasojë u lënduan gjashtë persona.

Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për Indeksonline tha se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura.

Poashtu njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”./Indeksonline/