09:11 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjashtë persona vdesin në Meksikë pas rrëzimit të helikopterit

Pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Meksikë kanë mbetur të vdekur gjashtë persona.

Ky helikopter i tipit ‘MI-17’ u përfshi nga flakët teksa po shuante zjarrin që kishte kapluar malet.

‘MI-17’ ra rreth 90 kilometra larg qytetit, Jalpan de Sierra.Nuk dihen arsyet e rrëzimit, shkruan EuroNews.

Në mëngjes ekipet e shpëtimit arritën të gjenin pjesë të trupit të helikopterit.

Meksika mbrëmë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar viktimat./Indeksonline/