75 Mall Live Search
08:58 / E Martë, 09 Janar 2024 / L K

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Në 24-orëshin e fundit janë raportuar në polici 6 raste për Dhunë në Familje.

2 raste janë në Fushë Kosovë, 2 në Prishtinë dhe 2 të tjera në komunën e Obiliqit.

Në Obiliq një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur edhe me armë zjarri, ku më pas policia ka konfiskuar revolen.

Fushë Kosovë- “Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”.

Fushë Kosovë- “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Prishtinë- “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht dhe kanosur me thikë nga i dyshuari kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”.

Prishtinë- “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

Obiliq- “Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari i lartcekur nuk është hasur në shtëpi. Në cilësinë e të dyshuarve lidhur me rastin janë intervistuar edhe dy persona tjerë të dyshuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”

Obiliq- “Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë  gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 27 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.