Gjashtë shtetas të huaj pa dokumente, kapen në një kamion, në Prizren

Policia ka prangosur një të dyshuar dje në Prizren nën dyshimin për kontrabandim me njerëz.
Gjatë kontrollimit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale.
Pas intervismit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KONTRABANDIM ME NJERËZ, Lagjja “Arbana”, Prizren, 07.10.2020 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ai ka kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.