22:13 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjashtë skuadrat e Premirligës që kanë shpenzuar më së shumti

Premier League është kampionati më i fortë i viteve të fundit dhe kjo, përveç të tjerave, edhe për financat e shëndetshme të klubeve angleze.

Gjatë viteve të fundit, klubet britanike kanë shpenzuar shumë, dhe më poshtë keni listën e gjashtë skuadrave që kanë investuar më shumë për lojtarë të rinj.

Në vend të parë është Manchester City me 1.1 miliard euro të shpenzuara, ndërsa në vend të dytë janë fqinjët e United me 1.05 miliard euro.

Më pas vjen Chelsea me 1.03 miliard euro e ndjekur nga Liverpooli me 767 milionë euro.

Në dy vendet e fundit janë dy londinezët Arsenal me 653 milionë euro dhe Tottenham me 513 milionë euro.