Gjashtë sulme mbi Policinë e Kosovës në Veri, si i sheh ish drejtori i PK-së këto akte dhe cili është paralajmërimi i tij

Policia e Kosovës ka njoftuar një ditë më parë se të martën më 26 prill, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.
Në fakt ky nuk është sulmi i parë që po bëhet mbi Policinë e Kosovës në veri. Vetëm në dy javët e fundit janë shënuar gjashtë raste
rasti i së martës është i gjashti në dy javët e fundit.
Por, si i sheh ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj këto sulme?
Në një prononcim për Indeksonline, deputeti i PDK-së thotë se këto sulme nuk janë të rastësishme dhe kanë objektivat e tyre.
“Janë shumë shqetësuese këto sulme që po kryhen nga elemente kriminale. Këto elemente kriminale në veri gjithmonë janë të mbështetura brenda strukturave që operojnë në Mitrovicën e Veriut dhe në komunat tjera të veriut. Nuk janë të rastësishme, dërgojnë një sinjal tek të gjithë ne që shteti i Kosovës, Policia e Kosovës janë të papranueshëm për ta. Policia është duke e luftuar kontrabandën, por ne si shtet nuk kemi bërë mjaftueshëm që të përkrahet polica në mënyre që të jetë me prezentë atje”, ka thënë Qalaj.
Më tutje, ai ka thënë se negociatat që po bëhen në Bruksel për çështjen e targave, tregojnë se pala serbe nuk është e interesuar për këtë marrëveshje.
“Pala kosovare ka gabuar në shtator të vitit kaluar kur i ka pranuar targat që janë në emër të qyteteve të Kosovës. Unë mendoj se pasoja do të vijnë. Poashtu mendoj se nëse pala serbe ka vendosur që të mos e vazhdoj këtë marrëveshje më tutje ajo do të tentoj që duke përdoru këto elemente kriminale të krijoj situata siç kanë qenë në shtator të vitit kaluar”, ka shtuar ai.