18:01 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjashtë super-futbollistët që mund të merren “falas” verën e ardhshme

Merkato tani është e mbyllur, por klubet më të mira të Evropës ende kanë disa marrëveshje biznesi për të zgjidhur gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.

Një mori lojtarësh kryesorë janë në vitin e fundit të kontratave të tyre dhe bosët e tyre duhet të vendosin nëse ata janë të denjë për një zgjatje të kontratës apo do t’i lënë të lirë.

Këtu, ne kemi marrë disa nga emrat më të mëdhenj të cilët do të jenë të lirë në fund të sezonit.

David De Gea

Kontrata e De Geas skadon verën e ardhshme dhe megjithëse ekziston një opsion i një viti shtesë, United dëshiron që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë. Ata po përpiqen për të rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare dhe janë dhënë sinjale se ai do të jetë i gatshëm të qëndrojë – por ata duhet të ofrojnë kushtet e duhura.

Adrien Rabiot

Për një moment, dukej sikur Adrien Rabiot do të linte Paris Saint-Germain në merkaton verore, por Barcelona dhe AC Milan nuk arritën të përfundonin marrëveshjet.

Lajm i mirë për këto dy klube është se 23-vjeçari ka gjasa të largohet nga PSG vitin e ardhshëm. Lajm i keq është se kampionët e Premier League, Manchester City janë tani duke u lidhur për të nënshkruar me të.

Aaron Ramsey

Pas një dekade në ngjyrat e Arsenalit , ekziston dyshim i vërtetë rreth asaj se Aaron Ramsey do të mbetet arsenal.

27-vjeçari ka qenë i përfshirë në të katër ndeshje që nga fillimi i epokës Unai Emery, por bisedimet mbi kushtet e kontratës së tij të ardhshme janë tërhequr që nga sezoni i kaluar.

Toby Alderweireld

Tottenham mund të bëjë një zgjatje njëvjeçare, që do të thotë se Alderweireld ka një klauzolë prej 25 milionë funte, një shifër që pothuajse do të arrihet nga një gjigant evropian verën e ardhshme.

Cesc Fabregas

Trajneri i Blues, Maurizio Sarri, nuk e ka thirrur atë në ligë këtë sezon, pasi një problem në gju i ka kufizuar disponueshmërinë e Spanjollit.

Në moshën 31-vjeçare, më e mira që mund të shpresojë në Stamford Bridge është një zgjatje njëvjeçare, por pritet që Fabregas do të përdorë këtë sezon për të peshuar opsione të reja që hapen për të në të gjithë botën.

Mousa Dembele

Dembele po shqyrton mundësitë e ndryshme dhe një prej atyre që bëhen realist është shansi për të luajtur në Superligën kineze. Ai është në gjendje të nënshkruajë një kontratë me një klub të huaj në vitin e ri dhe burimet e afërta me negociatat pretendojnë se Gouan, të cilët aktualisht janë në krye të ligës, janë të gatshëm të paguajnë lojtarin më shumë se ai që fiton në Spurs.