17:35 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjashtë ushqimet që pakësojnë fryrjen

Fryrjet mund të shoqërohen me dhimbje, por edhe gardëroba juaj mund të jetë e ngushtë në bel.

Nëse keni probleme me fryrje, këto gjashtë lloje të ushqimeve do të zgjidhin në mënyrë efektive problemet e stomakut dhe ndjesinë e pakëndshme.

Bananet – kaliumi në banane rregullon mbajtjen e lëngjeve që shkaktojnë natriumin në ushqim.

Jogurti – probitokët në kos përmbajnë bakteret e mira që ndihmojnë tretjen dhe eliminimin e fryrjes.

Çaji bimor – ka një efekt qetësues dhe lehtëson fryrjet.

Trangulli – është diuretik natyral dhe përmban një përqindje të lartë të ujit.

Papaja – kjo frytë ekzotike ka efekte laksative.

Orizi – përmban karbohidratet që lehtë mund të treten, gjë që redukton sasinë e gazrave në stomak.