Gjashtë ushtrime për një trup tërheqës
Filloni me një plank të lartë me këmbë pak më të hapura dhe pesha në secilën dorë…
Mbani abdomenin e shtrënguar dhe ngriheni drejt bustit tuaj duke e mbajtur bërrylin afër gjoksit. Tani, drejtojeni krahun e majtë, duke e sjellë peshën afër gluteusit të majtë. Uleni peshën në pikën fillestare dhe pastaj përsëriteni të njëjtin ushtrim në anën e kundërt një herë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/9-16.jpg)
Filloni me bërrylat në dysheme dhe ijët në bosu. Hapni gjunjët dhe bëni shputat bashkë. Filloni të ngrini shputat 7-20 centimetra drejt tavanit. Sigurohuni që lëvizja të vijë prej gluteusit, jo pjesës së poshtme të shpinës. Kjo është një përsëritje. Duhet të bëni 3 sete me nga 15 përsëritje.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/88-3.jpg)
Filloni me një pozitë plank të parakrahut duke mbajtur krahun e djathë në tokë dhe bërrylin e vendosur nën krahë. Mbani ijët në ajër dhe rrini ashtu për 30 sekonda. Bëjeni më sfiduese duke mbajtur një peshë në dorën e majtë (siç paraqitet në fotografi). Bëni 3 sete nga secila anë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/hhhhh.jpg)
Filloni me një plank të lartë me pesha në secilën dorë. Uleni trupin derisa gjoksi juaj qëndron mbi tokë. (Largoni peshat nëse ju pengojnë kyçet e dorës). Mbani muskujt abdominal të shtrënguar përgjatë tërë lëvizjes. Bëni 3 sete me nga 12 përsëritje.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/uu-2.jpg)
Gjërat që duhet t’i dini pse dhoma e fëmijëve ndikon në shëndetin e tyre
Filloni duke qëndruar me këmbën e majtë 2-3 këmbë (60 deri 90 centimetra) përpara së djathtës. Vendosni topin e këmbës së djathë në Bosu dhe mbani nga një dorak në secilën dorë. Përkulni gjunjët dhe uluni drejt tokës. Bëni 3 sete me nga 15 përsëritje për secilën këmbë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/fff-2.jpg)
Vendosni dy dorakët në dysheme dhe qëndroni me thembra në pesha me gishtat në dysheme. Përkuluni në ijë për ulur prapanicën drejt tokës. Uluni për 3 deri 4 sekonda për t’u përkulur dhe kini për qëllim të vendosni ijët paralel me dyshemenë. Pastaj mbështetuni në thembra për të qëndruar ashtu. Bëni 3 sete me nga 12 përsëritje, shkruan Motivim.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2019/02/unnamed-file-9.jpg)