Pesë vite nga fitorja e parë e Kombëtares së Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA

Kanë kaluar pesë vite që kur Kosova shënoi fitoren e parë historike pas pranimit në instancat më të larta të futbollit, atë të FIFA-s dhe UEFA-s.
‘Dardanët’ kishin fituar 2-0 kundër Ishujve Faroe, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin gjerman “Stadio am Bornheimer Hang’ – në Frankfurt, shkruan IndeksOnline
Golat në atë takim i kishin shënuar sulmuesit, Albert Bunjaku, në minutën 44’të dhe Elbasan Rashani në 94’të.
Këtë ndeshje me karton të kuq, ishte ndëshkuar Bersant Celina
Ekipi i Kosovës atë kohë: Samir Ujkani; Leart Paqarada, Bajram Jashanica, Avni Pepa, Enis Alushi, Fanol Përdedaj; Besar Halimi, Hekuran Kryeziu; Bernard Berisha, Bersant Celina dhe Albert Bunjaku
Trajner: Albert Bunjaki
/IndeksOnline/