75 Mall Live Search
12:19 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjashtë vite nga rrëshqitja që i kushtoi me titull Liverpoolit

Në vitin 2014 Liverpooli ishte shumë afër ta fitonte titullin e Premierligës duke e thyer mallkimin e gjatë.

Ndeshja me Chelsean ishte vendimtare dhe u vendos ndoshta nga një gabim i kapitenit, Steven Gerrard, shkruan Indeksonline.

Mesfushori anglez rrëshqiti dhe e humbi topin në mesfushë, ku Demba Ba shënoi golin e parë.

Liverpooli më pas u mundua në pjesën e dytë por nuk arriti të bëj asgjë, ku Chelsea shënoi edhe golin e dytë.

Në fund Reds humbën titullin me diferencë të ngushtë ndaj Manchester Cityt. /IndeksOnline/