11:01 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjashtë vjeçarja me kancer realizon ëndrrën e saj, bëhet oficere e policisë

Vajza gjashtë vjeçare, Abigail Arias ka realizuar ëndrrën e saj që të bëhet një oficere e policisë.

Gjatë ditës së enjte, gjashtë vjeçarja u betua zyrtarisht si oficer nderi e Teksasit, transmeton Indeksonline.

Gjashtë vjeçarja është e diagnostikuar me tumor Wilms, një lloj i kancerit është i pashërueshëm i veshkave tek fëmijët.

Arias-it iu dha një uniformë e bërë me porosi posaçërisht për të. E vogla u betua e rrethuar nga familja dhe gjithë oficerët e policisë nga i gjithë shteti./Indeksonline/