75 Mall Live Search
13:07 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Gjashtë vjet pritje për të debutuar me Kosovën, vjen momenti i Visar Bekajt

Portieri Visar Bekaj sonte do të luaj ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Kosovës.

Gardiani prishtinas, do të luaj nga minuta e parë në ndeshjen kundër Zvicrës, pas lëndimit të Aro Muric, shkruan IndeksOnline.

Visar Bekaj ishte ftuar për herë të parë te Kosova më 6 tetor 2017.

Që nga ajo kohë, Kosova ka luajtur 43 ndeshje zyrtare kualifkuese për Kampionatin Evropian dhe Botëror, ndërsa Bekaj ishte gjithmonë në bankën rezervë./IndeksOnline/