75 Mall Live Search
23:57 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Gjashtë vjet së bashku, Almeda uron Tolgën për përvjetorin

Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman kanë mbushur plotë gjashtë vite që janë bashkë.

Në këtë datë me rëndësi për ta, ka qenë aktorja ajo e cila u kujdes që burrin e saj ta urojë publikisht, shkruan Indeksonline.

Në Instagram, ajo ka hedhur një fotografi të realizuar në fillimin e lidhjes së tyre.

“Urime gjashtë vjetori i lidhjes” shkroi Almeda.

Çifti janë martuar vite më parë dhe kanë një djalë, kurse, po e presin edhe një fëmijë tjetër./Indeksonline/