13:39 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gjashtëvjçari shpëtohet pasi bie në një pus të thellë 60 metra

Një gjashtëvjeçar i cili ka rënë në një pus 60 metra të thellë u shpëtua pas një operacioni 16 orësh në Indi.

Incidenti ndodhi dje në Ambegaon, një qytet në lindje të Mumbait.

Djali i ri me emrin Ravi Pandit Bhil hyri në puestën e thellë ndërsa po luante me shokë.

Babai i tij punon në vendin e ndërtimit të rrugëve dhe Ravi po luante sa ai ishte i zënë.

Forca Kombëtare e Ndihmës së Fatkeqësive gërmoi një gropë pranë pusit pët të arritur Ravin dhe ai u furnizua me oksigjen.

Ata punuan gjatë natës me policinë për të shpëtuar djalin.

Djali i cili qante gjatë tërë kohës më në fund u shpëtua nga ekipi i NDRF pasi kishin punuar pa pushim për 16 orë./Indeksonline/