75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Gjashtëvjeçari bie në pusetën e thellë tri metra

Albert Abazi është gjashtëvjeçari i cili të dielën ra në një puset në Perlinë të Klinës, duke marrë lëndime trupore.

Ai ishte bashkë me vëllun e tij Argjendin duke u kthyer për në shtëpi kur ngjarja ndodhi.

Por, Argjendi i vetëm nuk mundi ta largonte vëllaun e tij nga atu, derisa një kalimtar i rastit u ndal dhe i doli në ndihmë.

Personi që i ndihmoi është Murat Rraci, mërgimtari nga Italia i cili kishte ardhur për pushime në vendlindje.

Kjo puset thuhet se është hapur nga persona privat dhe shfrytëzohet vetëm për nevoja personale, derisa ajo kishte qenë e hapur në momentin që kishte rënë Alberti.

Babi i viktimës i tha Klanit se do t’i padisë personat të cilët e kishin lënë hapur këtë puset dhe do ti ndjek ligjërisht deri në fund.