Gjatë 24 orëve janë ngritur 48 aktakuza kundër 58 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.