10:12 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / k.v

Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit, për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale .

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore ne Ferizaj, gjate 24 orëve te fundit, ka ngritur një (1) aktakuze kundër një (1) personi.